Please enter at least 3 characters.

Fabregas arrin marrëveshje përfundimtare me Comon, në gusht nënshkruhet kontrata

2022/07/fbl-fra-cup-monaco-training-1.jpg
347:"Monaco's Spanish midfielder Francesc Fabregas Soler controls the ball as he takes part in a training session at the Stade de France stadium, in Saint-Denis, on the outskirts of Paris, on May 18, 2021 on the eve of the French Cup final between Paris Saint-Germain and Monaco. (Photo by FRANCK FIFE / AFP) (Photo by FRANCK FIFE/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Cesc Fabregas është larguar nga Monaco pas tri viteve qëndrim në Francë.

Mesfushori spanjoll ka vendosur që ta provoj edhe futbollin italian, por jo në Serie A, por në Serie B.

35-vjeçari ka arritur tanimë marrëveshje përfundimtare me skuadrën që militon në Serie B, Como.

Ka qenë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që ka njoftuar se marrëveshja përfundimtare mes klubit italian dhe Fabregasit tanimë është arritur.

"Como ka arritur marrëveshje të plotë verbale me Cesc Fabregas. Skuadra e Serie B tani është të vendosur të përfundoj dhe nënshkruajë marrëveshjen me kontratë dy vjeçare".

"Fabregas pritet të fluturojë në Itali në gusht për t'iu nënshtruar testeve mjekësore dhe të nënshkruajë deri në qershor të vitit 2024", ka shkruar Fabregas.

Ish-reprezentuesi spanjoll e ka nisur karrierën te Barcelona u ka luajtur në dy periudha të ndryshme, derisa ka bërë karrierë edhe te Arsenal e Chelsea para se të luante në Ligue 1 me Monacon. /Telegrafi/