Please enter at least 3 characters.

Evropa përfshihet nga moti i keq, 28 të plagosur në Gjermani

2021/02/bora-15-janar-trafiku-zvicer-cyrih.jpg
322:"Mitarbeiter der Verkehrsbetriebe Zuerich VBZ versuchen ein im Schnee liegendes Tram zu reparieren, in Zuerich am Freitag, 15. Januar 2021. Nach den anhaltenden Schneefaellen in der oestlichen Schweiz ist die Verkehrsituation vielerorts angespannt und der Oeffentliche Verkehr teilweise eingestellt. (KEYSTONE/Gaetan Bally)
8:"KEYSTONE

Moti i keq ka përfshirë edhe Gjermaninë, teksa të shtunën një prej kampeve më të mëdha të të pastrehëve u evakuua pas parashikimeve për një stuhi dëbore, ndërsa në Berlin temperaturat kanë arritur në minus 8 gradë celsius.

Në Gjermani dhe Holandë stuhia ‘Darsi’ pritet të sjellë erëra të forte dhe reshje dëbore. Edhe pse nuk dihet numri ekzakt i të evakuarve, autoritetet vendore kanë përgatitur 50 tenda në rast se do të nevojiten për personat e evakuuar.

“Ne kemi mundur të gjejmë strehë për të gjithë personat e evakuuar dhe do të kujdesemi që t’i akomodojmë duke ruajtur masat e pandemisë COVID-19. Të gjithë personat do të kenë mundësi të shpenzojnë fundjavën në ambiente të ngrohta dhe të mbrojtura”, tha Kevin Honicke, kryetar i bashkisë i Berlinit, raporton albinfo.

Sipas parashikimeve të meteorologëve gjermanë, reshjet e dendura të dëborës do të vazhdojnë deri të hënën, teksa në veri pritet që niveli i dëborës të arrijë deri në 40 centimetra. Në Berlin temperaturat priten të ulen deri në -8 gradë celsius gjatë ditës dhe -12 gradë gjatë natës.

Sipas policisë, numri i personave të plagosur ka arritur në 28 persona, duke përfshirë dy në gjendje të rëndë, në rrugët e akullta.

Autoritetet kanë njoftuar ndalimin e linjave mes Hamburgut dhe Hanoverit dhe mes Berlinit dhe perëndimit të vendit, për shkak të borës në shina.