Please enter at least 3 characters.

Evra e këshillon Ronaldon t'i bashkohet Juves

2018/07/Patrice-EvraCristiano-Ronaldo-1-e1531116605570.jpg
287:"TURIN, ITALY - MAY 05: Patrice Evra (R) of Juventus FC is challenged by Cristiano Ronaldo (L) of Real Madrid CF during the UEFA Champions League semi final match between Juventus and Real Madrid CF at Juventus Arena on May 5, 2015 in Turin, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Patrice Evra e ka këshilluar Cristiano Ronaldon që të largohet nga Real Madridi dhe t'i bashkohet Juventusit.

Qe disa ditë është duke u spekuluar se Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje për transferimin e superyllit portugez për 100 milionë euro nga Los Blancos.

(Foto: Getty Images)

Ndërsa ish-mbrojtësi i Bianconerëve, i cili ka luajtur me CR7 te Manchester Unitedi, ka publikuar një video në InstaStory, ku ka folur për këtë temë.

"Të gjithë më pyesin, Pat, çfarë mendon ti? Nuk kam folur me Cristianon për këtë gjë, por këshilla ime është se nëse dëshiron të luajë deri në vitin 2050, duhet të shkojë te Juve. Nuk ka skuadër tjetër për t'iu bashkuar. Është e thjeshtë".

"E falënderoj Juven, sepse pas Manchesterit vazhdova të fitoja dhe të vrapoja, ishte falë Juves", ka deklaruar Evra, i cili më pas e ka kënduar himnin e Juventusit.

(Foto: Getty Images)

"Pra, Cristiano, po ta them këtë: Merre vendimin e duhur. Ti e di sa të duan italianët, por është një sakrificë. Nëse shkon te Juve, duhet të punosh edhe atë shumë. Kaq shumë, nuk e di çfarë pushimi është".

"Nëse shkon te Juve, do të jesh në Kampionatin e ardhshëm Botëror, jo si një maskotë, por si protagonist", ka shtuar francezi, i cili është i njohur për komentet e tij komike. /Telegrafi/