Please enter at least 3 characters.

Etnon dhe Sinani, kalojnë një milion (Video)

2016/01/Etnon-Sinani.jpg

Vazhdon të jetë mjaft i pëlqyer bashkëpunimi i reperëve të grupit Etnon me Sinan Vllasaliun.

Kënga e titulluar “Falma një jetë” tashmë është shndërruar në hit dhe i janë dashur vetëm dhjetë ditë që të kalojë shifrën prej një milion shikimesh në YouTube.

Kënga e re është vetëm vazhdim i suksesit të Etnon që prej se iu rikthyen muzikës.

Kujtojmë që xhirimet e klipit të kësaj kënge janë realizuar në Turqi, ndërsa kënga është prodhim mi Genc Prelvukajt (me ndihmesë nga Astrit Stafai dhe Filloreta Raçi. /Telegrafi/