Please enter at least 3 characters.

Erdogan i jep para dhe i puth dorën një vajze me Sindromën Down, pamjet bëhen virale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është filmuar duke i dhuruar para në dorë një vajze me sindromën down.

Momenti u regjistrua gjatë një aktiviteti publik për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, që u mbajt më 3 dhjetor në Ankara.

Bëhet e ditur se vajza sapo kishte mbaruar një garë atletike.

Nga pamjet shihet që pas garës, ajo i afrohet presidentit turk i cili i dhuron para.



Vajza i puth dorën Erdoganit në shenjë falënderimi. Më pas, edhe Erdogan i puth dorën asaj.

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale dhe menjëherë kanë nisur reagimet për këtë gjest të presidentit turk. /Telegrafi/