Please enter at least 3 characters.

Enzo Maresca kërkon ribashkimin me yllin 40-milionësh të Chelseas te Man City

Manchester City po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Chelseat, Malo Gusto, raportojnë mediat angleze.

Trajneri i ri i klubit anglez, Enzo Maresca, thuhet se është i interesuar për një ribashkim me futbollistin francez, me të cilin ka punuar më parë te Chelsea.

Italiani pritet të rikthehet te Manchester City si pasues i Pep Guardiolës, pasi ka arritur marrëveshje për një kontratë trevjeçare me klubin nga “Etihad Stadium”.

Largimi i Guardiolës në fund të sezonit të kaluar ka sjellë ndryshime të mëdha te kampionët e Anglisë, ndërsa Maresca tashmë po punon për përforcimin e skuadrës.

Sipas raportimeve, Chelsea është i gatshëm të dëgjojë oferta mbi 40 milionë funte për mbrojtësin e djathtë gjatë kësaj vere.

Interesimi i Cityt për Gusto vjen në një kohë kur klubi kishte shfaqur interes edhe për Enzo Fernandez, i cili ndërkohë është kthyer në një objektiv serioz të Real Madridit.

Nga ana tjetër, Chelsea është pranë transferimit të një mbrojtësi të djathtë të ri, pasi ka fituar garën me Interin për talentin Marco Palestra.

Aktualisht, Manchester City ka në dispozicion Matheus Nunes dhe Rico Lewis si opsione në krahun e djathtë të mbrojtjes për sezonin 2026/27.

Gusto ka edhe katër vite kontratë me Chelsean, pasi iu bashkua klubit londinez nga Lyoni në janar të vitit 2023.

23-vjeçari zhvilloi 72 ndeshje me Chelsean nën drejtimin e Marescas dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube gjatë sezonit të plotë të teknikut italian në stol.

Mbrojtësi francez zhvilloi 49 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, ndërsa aktualisht ndodhet me kombëtaren e Francës në Kupën e Botës në Amerikën e Veriut.

Gusto regjistroi paraqitjen e tij të 12-të me Francën, pasi u aktivizua nga banka rezervë në fitoren ndaj Irakut të hënën./Telegrafi/