Please enter at least 3 characters.

Ende nuk e ka vazhduar kontratën me Juventusin, tre top klubet angleze pas Rabiot

2022/12/Rabiot-2.jpg
533:"Verona, Italien, 10.11.2022: Adrien Rabiot (Juventus Fc) in aktion, am Ball, Einzelaktion waehrend des Spiels der Serie A zwischen Hellas Verona vs Juventus Turin im Stadio Marcantonio Bentegodi am 10. November 2022 in Verona, Italien. (Foto von sportinfoto/DeFodi Images) Verona, Italy, 10.11.2022: Adrien Rabiot (Juventus Fc) controls the ball during the Serie A match between Hellas Verona vs Juventus Turin at Marcantonio Bentegodi on November 10, 2022 in Verona, Italy. (Photo by sportinfoto/DeFodi Images) - Photo by Icon sport
26:"DeFodi Images / Icon Sport

Adren Rabiot vazhdon të jetë një çështje te gjiganti italian Juventus.

Mesfushori francez që po kalon nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion, është futur në vitin e fundit të kontratës me Zonjën e Vjetër.

Drejtuesit e klubit duan t'i vazhdojnë kontratën, por Rabiot ende nuk ka pranuar të nënshkruajë kontratën e re pasi ka kërkesa të larta financiare.

27-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje me Zonjën e Vjetër këtë edicion ku ka realizuar pesë gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Calciomercato ka raportuar se skuadrat e mëdha angleze janë vënë pas francezit dhe duan transferimin e tij si lojtar të lirë në verën e vitit 2023.

Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Manchester United janë tre skuadrat që duan me çdo kusht transferimin e Rabiot me parametra zero.

Por klubet angleze duhet të kenë kujdes, pasi interesim për Rabiot ka shprehur edhe ish-skuadra e tij Paris Saint Germain.

Gjithsesi duket se qëllimi i Rabiot është të largohet si futbollist i lirë në verën e vitit 2023 nga kampioni i shumëfishtë italian. /Telegrafi/