Please enter at least 3 characters.

Enca e ndez 'jointin' në Amsterdam (Foto)

2017/11/encahaxhiiiaa_14_11_2017_21_29_23_231-e1510691836885.jpg

Këngëtarja Enca Haxhia pas angazhimeve të shumta në punën për projektet e reja, ka vendosur që së fundmi t'i japë vetes pak pushim.

Ajo ka shkuar në Amsterdam të Holandës për të kaluar disa ditë jo-produktive, larg përditshmërisë së saj.

Rrjetet sociale janë dritarja përmes së cilës ajo lidhet çdo ditë me fansat e saj, duke u treguar pak nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa fotografi nga shëtitjet në rrugët e Amsterdamit.

Ndërkohë, pak minuta më vonë, ajo ka publikuar edhe një ‘joint’ të cilin mesa duket e ka shijuar në kryeqytetin, i cili ka vite që ka legalizuar pijen e kësaj substance.

Enca, përndryshe i ka kushtuar edhe këngë ‘barit’, të cilën e kishte lansuar gjatë verës, dhe kishte grumbulluar miliona klikime në YouTube.

Muajt në vazhdim, pritet ta gjejnë këngëtaren me një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/