Please enter at least 3 characters.

Emre Can refuzoi transferimit tek skuadra spanjolle

2019/09/GettyImages-1150571065.jpg
236:"TURIN, ITALY - MAY 19: Emre Can (R) of Juventus holds off the challenge from Alejandro Gomez of Atalanta during the Serie A match between Juventus and Atalanta BC on May 19, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori gjerman, Emre Can ka mbetur te Juventusi përkundër ofertave që kishte.

Por si duket Zonja e Vjetër nuk llogarit në yllin gjerman dhe trajneri Maurizio Sarri e ka lënë jashtë listës së lojtarëve që do të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Can ka mundur të transferohet tek ekipi i njohur spanjoll Real Betis, që kishte bërë ofertë në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Juventus kishte pranuar ofertën e Betis prej 25 milionë euro, por në fund ka qenë lojtari që ka refuzuar kalimin në La Liga.

Emre Can. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)

25-vjeçari i kishte bërë të qartë Juventusit se do të pranonte transferimin vetëm tek skuadrat Borussia Dortmund, Bayern Munich apo Paris Saint Germain.

Gjithsesi edhe pse bisedoi Juventusi me skuadrat e lartpërmendura, në fund nuk u arrit ndonjë marrëveshje dhe gjermani mbeti në Torino.

Can ka bërë me dije se do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/