Please enter at least 3 characters.

Emërimi i zëvendësministrave, Çitaku: Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në dorëheqje

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar sot pas emërimit të tre zëvendësministrave nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Çitaku në një postim në Facebook shkruan se në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në dorëheqje.

“Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në dorëheqje

Njeriu vazhdon të emërojë zëvendësministra, të hapë konkurse për pozita të larta në shërbimin civil, të bëjë emërime e shkarkime gjithandej, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ky nuk është funksionim institucional. Është mentalitet abuzues ndaj shtetit.

Kur pushteti sillet sikur institucionet janë pronë private, demokracia dëmtohet dhe qytetarët nënçmohen”, shkruan ajo. /Telegrafi/