Ema Uka, bukuroshja në kthetrat e pasionit
Ema ka treguar se bukuria që ajo trashëgoi nga prindërit, i ka shërbyer për të realizuar gjëra të bukura në jetë dhe për të kultivuar gjithashtu një shpirt të bukur që buron nga thellësia e saj. Sharmi apo ndoshta tiparet, kanë bërë që ajo të fitojë vëmendjen mashkullore në çdo dalje të saj, edhe kur nuk është prezente në skenë. Tani ka shpërthyer me hovin e saj në një prej serialeve që ndiqet me admirim në DigitaAlb.
Ja pse, edhe ne, menduam që një vajzë në harmoni (plotni) si Ema Uka do të ishte: “O, sa (e) mirë” për t’ua ofruar lexuesve Emën origjinale, skofiare, përmes portalit tonë.
Por siç ndodh zakonisht, modelet nuk kënaqen vetëm me kaq, por kërkojnë një “haraç” për bukurinë që kanë. Duke ju parë juve, sikur adhuruesit “shkrihen” nga bukuria juaj, por edhe mbyllen nga “verbësia”? Nuk thuhet kot bukuria “vret”, (nga brenda). Është një lloj sikurse që ndodh me artin. Ose, thënë edhe më troç, skena kërkon edhe imazh, pamje të bukur. Tek e fundit, meqë i plotësoj këto koordinata, ishte krejt e natyrshme që unë, të ushqeja ambiciet e mia për t’u marrë me aktrim.
Ashtu siç hytë rrufeshëm në modelizëm, poashtu hytë me një energji pasionante në skenën teatrale dhe televizive... Unë jam në vitin e tretë në Fakultetin e Arteve, dega e aktrimit. Mund të them se më ka përcjellë një fat i mbarë edhe në aktrim, sepse deri më tani jam mjaft e kënaqur me projektet në të cilat kam qenë dhe jam e angazhuar. Paraqitja ime e parë në skenë ka qenë në moshën 12 vjeçare. Shfaqja ka qenë në gjuhën angleze dhe është quajtur “The princess is sad”, ku unë (Ana) kam luajtur rolin kryesor.
Njëkohësisht kam qenë e angazhuar edhe në shfaqje tjera jashtë angazhimeve të Fakultetit të Arteve, siç janë roli kryesor tek shfaqja “Ana Kristi”, përkrah aktorëve Bislim Muçaj, Rebeka Qena, Shpëtim Kastrati. Ndërsa, në shfaqjen e fundit “Idiot”, kam fituar një eksperiencë, një dimension tjetër; punë e mirë ekipore mes regjisorit Besim Ugzmajli, Ilirjan Himaj dhe bashkëpunimi tejet i mirë në skenë me kolegun Agron Shala.
Por, synimet e mia nuk kanë të ndalur dhe gjithmonë jam në kërkim të së bukurës dhe vetvetes.
Pas teatrit, kaluat edhe në ekran, pikërisht me serialin “O sa mirë”, në rolin e Lyrës. Duket se ky titull, i flenë shpirtit tuaj të rebeluar dhe të lirë. Sigurisht. Lyra, në fakt është një vajzë tejet e llastuar, ka botën e saj, është e lirë, e rebeluar dhe e lumtur. Është një rol që e kam shumë për qejf. Tashmë, ky rol është bërë edhe pjesë e jetës sime. Në të vërtetë, roli mbetet rol, kurse Ema e vërtetë dallon shumë nga Lyra si rol.
Keni deklaruar se jeta juaj ka ndryshuar për të mirë prej se keni hyrë në “O, sa mirë”... Çfarë ndryshoi është skalitja ime artistike për t’i dhuruar publikut dozën e duhur të aktrimit që m’u besua deri më tani. Shpresoj të jem në listën e këtyre njerëzve dhe për kohën e gjatë që planifikoj të jem përballë tyre.
Sa janë të rëndësishme serialet televizive për artistët e rinj siç jeni edhe ju? Janë të rëndësishme për arsye se artisti fiton eksperiencë pak më ndryshe se në teatër apo film. Kuptohet që familjarizohet me rolin, por poashtu dhe me pjesëtarët e tjerë. Kjo gjë i ndihmon shumë një artisti të ri, për arsye se mund të përfitojë nga kolegët që kanë më shumë përvojë.
A është e vështirë për artistet e reja të fitojnë rol aktrimi? Po, madje është shumë e vështirë, sidomos në rrethanat tona. Por, të gjitha mund të arrihen falë punës dhe përkushtimit. Nëse një artist e don (e dashuron) shumë këtë profesion, besoj që mund të arrijë qëllimin e tij.
Si po ju shkojnë studimet (sigurisht mirë), sepse cili profesor do të kishte zemër t’ju “rrëzonte” juve? Studimet po ecin mbarë dhe meritë për këtë kanë edhe profesorët e mi që unë i çmoj dhe vlerësoj si më të kuptueshmit në botë, të cilët kanë një botë të madhe shpirtërore duke më kuptuar dhe më përkrahur drejt arritjes së synimeve të mia.
Cilat masa mendoni që janë ideale në botën e modelingut? A janë të vërteta ato 90 – 60 – 90 apo kanë lëvizur këta kufij? Gjatësia ideale konsiderohet nga 177 cm deri në 180 cm, ndërkaq më së shumti shikohen kërdhokullat të cilat patjetër duhet të jenë nën 90 cm, ideale janë 88-89 cm. Pastaj edhe beli gjithmonë duhet të jetë rreth 60 – 62 cm, ndërkaq gjoksi më së shpeshti rreth 80 cm. Natyrisht këto masa gjithmonë janë individuale dhe varen nga ndërtimi i trupit të vajzës. Masat e mia janë: gjatësia 176 cm, gjoksi 89 cm, beli 63 cm, kërdhokullat 103 cm, prandaj këto masa më së shumti më përshtaten, sepse nuk jam e detyruar të mundohem për të ruajtur atë peshë dhe ata centimetra. Në të dyja rastet gjithmonë është e dëshirueshme që vajza të jetë e shëndetshme, të ketë lëkurë të freskët, por edhe të kujdeset për veten.
Po dëgjojmë sikur manekinet hanë pambuk të njomur në lëng portokalli apo materie të ngjashme të dëmshme në mënyrë që të mbajnë linjën. Na flisni për përvojat tuaja dhe a ka diç të vërtetë lidhur me këtë? Nuk pajtohem që për bukuri të jashtme, të shkatërrosh shëndetin, pastaj ta hedhësh poshtë edhe karrierën. Besoj se kjo është kështu, dhe që është një problem i cili aktualisht është sikur vullkani – nxjerr tym dhe pret të shpërthejë. Vajzat janë nën trysni të madhe, shumë shpesh nuk janë të vetëdijshme për këtë. Të pasigurta dhe duke mos menduar mirë, në çastet e tilla mund të bëjnë marrëzira, për të cilat më vonë mund të pendohen.
Në Kosovë, nuk kam dëgjuar për ndonjë përvojë të këtillë, përveç modeleve që janë pjesë e pistave të famshme dhe që bëjnë sakrifikojnë shëndetin vetëm e vetëm që të mbajnë linjën e duhur.
Mbase mund t’u jepni këshilla nga përvojat vetjake vajzave të cilat kanë telashe me peshën trupore, apo atyre të cilat do të dëshironin të bëheshin modele apo manekine? Assesi mos mbani dieta strikte. Ushtroni sa më shumë, balanconi ushqimin me ushtrimet dhe ushqehuni sa më shëndetshëm. Është shumë me rëndësi të kërkohet ndihmë me kohë nga personi i vërtetë, i cili ka përvojë, i cili mund të shohë potencialin e vajzës. Është mirë të praktikohet rregullisht sporti, të ketë gjumë të rregullt dhe, natyrisht, të ketë durim dhe qëndrueshmëri, sepse rezultatet nuk vijnë sa hap e mbyll sytë.
Edhe profesioni i manekines, përkatësisht i modeles, janë një lloj aktrimi. A ju ndihmon kjo përvojë? Duke njohur çdo funksion e detaj të botës së modelingut, më ka ndihmuar që unë të jap më të mirën në këtë fushë. Për të dhënë maksimumin, nuk duhet të jesh i rastësishëm.
Mendoj që në botën e manekines më me rëndësi është t’i kushtohet fotografisë. Aktrimi është një sfidë më e madhe, në të është e rëndësishme të kesh zë, të kesh aftësi dialogu, të kesh lëvizje trupore, në çdo të qindtën e sekondës në asnjë çast nuk bën të dalësh nga roli të cilin e luan, sepse kamera lexon të gjitha në mënyrë mikroskopike - çdo mendim dhe shikim. Te filmi jo vetëm që më argëton xhirimi, që mund të jetë diçka që nuk harrohet, por edhe përgatitjet, analizat e personazhit, skenari – si edhe kur krijoj dhe zbuloj jetën e re.
Çfarë komentesh dëgjoni nga njerëzit tuaj të afërm lidhur me fotografitë e nxehta, më të reja, të cilat i keni bërë publike, ku syri magjik i fotografit Arton Humolli ka nxjerrë në sipërfaqe tërë bukurinë tuaj? Muzë frymëzimi për mua gjithmonë kanë qenë prindërit e mi. Duhet të theksoj që ata nuk më kanë penguar asnjëherë, për gjërat që kam dashur të bëj, sigurisht pa abuzuar nga ana ime. Tani e kam kuptuar se fakti që ndihem shumë e plotësuar si femër, është meritë e kësaj lirie të merituar nga ana e tyre.
Në çfarë pizhamesh, sipas mendimit tuaj, femrat duken më seksipile? Nuk e di se a do të pajtoheshin të tjerët, por, sipas meje, femra më seksipile do të dukej me pizhame Rosie for Autograph.
Cilat janë ëndrrat tuaja këto ditë, çka ka të re në jetën e Emës? Në fakt, çdo ditë e re më çon në dimensione dhe ëndrra. Modelimi dhe aktrimi, janë investimi më i madh i kohës sime, i gjithëpërfshirës sime. Për momentin jam duke punuar me Artonin për një set të ri fotografish, dhe po përgatitem për një projekt të ri të cilin do ta punoj gjatë verës.
A kënaqeni kur flirtoni dhe a jeni e gatshme të bëni hapin e parë? Secilën femër e kënaq kujdesi mashkullor. Nuk kam paragjykime dhe nuk hezitoj të shfaq interesimin për gjininë e kundërt, mirëpo, megjithatë, më shumë më kënaq kur mashkulli bën hapin e parë (vendimtar).
Aktualisht, çka e plotëson zemrën tënde dhe çka e zbukuron botën tënde? Zemra plotësohet dhe bota ime zbukurohet vetëm me dashuri. Dy janë shtyllat kryesore që e mbajnë botën vertikalisht: mençuria dhe dashuria. Pa këto të dyja, bota jo që nuk do të kishte kuptim, por ndoshta edhe do të rrokullisej në pakthim.
Libri juaj i dashur është... po kënga? Libri që e kam shumë për zemër është “Loving” nga Danielle Steel, ndërsa kam shumë këngë të preferuara...
Përveç angazhimeve artistike ju edhe punoni. Si arrini t’i koordinoni këto tri aktivitete dhe madje të jeni e suksesshme në tri fronte. A do të thotë që bukuria i mund të gjitha? Nuk besoj qe kisha arritur t’ia dal mbanë me të gjitha këto angazhime, por fal mirëkuptimit, përkrahjes që marr nga të gjithë, duke përfshirë edhe kompaninë në të cilën punoj, po ia dal mbanë në mënyrën më të mirë. Këto angazhime, nuk kanë të bëjnë fare me bukurinë time, por thjesht me energjinë dhe përkushtimin tim të madh ndaj punëve.
A i besoni thënies “nëse nuk dështon herë pas here, dmth nuk je duke bërë asgjë të vlefshme dhe të re”. A keni dështuar ju ndonjëherë dhe a i pranoni dështimet? Nuk kam dështuar një herë, por shumë herë dhe qëndroj pas kësaj thënie. Nuk besoj që mund të arrish diçka nëse nuk ke arritur gjer në pikën ku dëshiron të qash nga ndjenja e humbjes që më pas të qash nga fitorja dhe suksesi. Njeriu bëhet çdo herë më i fortë nga dështimet e tij, sepse vetëm në atë mënyrë arrin ta njohë veten, arrin ta kuptojë se sa në të vërtetë është i fortë dhe sa është në gjendje të luftojë për atë që, sinqerisht e don.
Sipas jush, cili është vendi më ideal për pushime verore? Pasion imi i madh janë udhëtimet. Për mua mbetet i bukur një vend, të cilit do t’i rikthehesha vazhdimisht. Destinacioni im i preferuar është Bali, Indonezia vendi më ideal. Tek e fundit, është mirë, aty ku ndjehesh mirë dhe shumë ka rëndësi jo ku je, por me kë je.../Telegrafi/Foto: Arton Humolli


