Please enter at least 3 characters.

Elkos dhuroi 600 pako ushqimore në ditën e parë të Ramazanit

2020/04/94235874_3083530128335135_7953955312485007360_n.jpg

Kompania Elkos në ditën e parë të Ramazanit ka dhuruar 600 pako ushqimore.

Pakot ushqimore janë shpërndarë përmes Bashkësive Islame, në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës, transmeton Telegrafi.

"Dita e parë e Ramazanit filloi me aktivitete humaniare nga Elkos Group dhe ETC. 600 PAKO me Produkte Ushqimore janë duke u shpërndarë përmes Bashkësive Islame gati në të gjitha qytetet e Kosovës. Shpresojmë të kemi plotësuar sado pak nevojat e konsumit familjar në këto ditë feste.  Falënderime pafund pranuam nga përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të cilët vlerësuan shumë kontributin e Elkos dhe vet pronarit z.Ramiz Kelmendi të cilët janë afër qytetarëve në çdo festë", thuhet në njoftimin e kompanisë Elkos.

Kompania Elkos ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. /Telegrafi/