Please enter at least 3 characters.

Eliza Hoxha kërkon ndihmë për babain e saj, i nevojitet gjak nga personat që e kanë kaluar coronavirusin

2021/03/Eliza-Hoxha-foto-Ridvan-Slivova-1-e1615757074701.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka kërkuar ndihmën e personave që kanë kaluar tashmë COVID-19, për të dhënë plazmë pasi nevojitet për babin i saj.

Ajo ka thënë se nevoja për të siguruar plazmë është urgjente.

Hoxha theksoi se personat që duhan të ndihmojnë duhet të kenë grupin e gjakut A-pozitiv ose A-negativ.

Për detaje, ajo ka thënë se mund t’i shkruajnë apo tu telefonojnë në numrin 044 147 690.

"E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin, andaj persona që kane vullnetin e mire dhe sapo e kane kaluar Covidin e që e kanë grupin e gjakut A-Pozitiv apo A-Negativ të lajmërohen në QKUK, Transfuzionin e gjakut për dhurim nesër e pasnesër deri ne ora 14:00. Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa. Ju falënderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën. Ps. Për detaje ju lutem na shkruani edhe në inbox ose mund të lajmëroheni në 044147690", shkruan Hoxha./Telegrafi/