Please enter at least 3 characters.

El Shaarawy ndryshon mendje, gati transferimi në Kinë

2019/07/El-Shaarawy.jpg
222:"UDINE, ITALY - NOVEMBER 24: Stephan El Shaarawy of AS Roma looks on during the Serie A match between Udinese and AS Roma at Stadio Friuli on November 24, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Stephan El Shaarawy thuhet se ka ndryshuar mendje dhe tani është i hapur për një transferim te Shangait Shenhua, me Romën që do të fitojë 20 milionë euro.

Sipas Sky Sport Italia, reprezentuesi italian kishte përjashtuar një lëvizje në Kinë në mënyrë të prerë para disa ditësh, por tani po rishqyrton mundësitë e tij.

26-vjeçari ishte dukshëm i tundur nga ideja e një kontrate trevjeçare me vlerë 15 milionë euro në sezon.

El Shaarawy gjatë një dueli në mesin e lojtarëve të Juventusit (Foto: Getty Images)

Në anën tjetër, Roma thuhet se do të fitojë 20 milionë euro për lojtarin, kontrata e tanishme e të cilit do të skadojë në qershor të 2020.

Ndryshe, 'Faraoni' ishte golashënuesi më i mirë i Giallorossëve në sezonin 2018-19 me 11 gola dhe shtatë asistime në 33 ndeshje. /Telegrafi/