Please enter at least 3 characters.

Ekzekutohen pagesat e rimbursimit për COVID-19 për rreth 3 mijë qytetarë të Prishtinës

2021/02/ndertesa-e-e-kuvendit-komunal-te-prishtines-foto-ridvan-slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Thesari i Shtetit gjatë ditës së sotme ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për COVID-19, për rreth 3 mijë qytetarë të kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e listës së parë, për rreth 6 mijë aplikues.

“Thesari sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për Covid për rreth 3 mijë qytetarë nga Komuna e Prishtinës.  Ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e Listës 1 që i ka rreth 6 mijë aplikues për rimbursimin për shpenzimet shëndetësore. Kodin unik të përfituesve nga kjo listë mund ta gjeni në webfaqen e Komunës”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/