Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy të kërkuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet relevante, është realizuar me sukses ekstradimi i dy personave të kërkuar nga drejtësia kosovare.
Sipas Policisë, ekstradimet janë kryer më 23 dhe 24 prill 2026 nga Gjermania dhe Franca, në koordinim të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe përmes bashkëpunimit me autoritetet ndërkombëtare, përfshirë INTERPOL-in.
Dy të dyshuarit ishin në kërkim ndërkombëtar dhe kërkoheshin për raste të veçanta të veprës penale “Vrasje në tentativë”.
Policia ka bërë të ditur se personat në fjalë ishin arrestuar më herët nga autoritetet e shteteve përkatëse dhe më pas është realizuar procedura e ekstradimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet Kosovës, Gjermanisë dhe Francës.


