Please enter at least 3 characters.

Eksporti i pabesueshëm që po i sjellë miliona Koresë së Veriut (Foto)

Viteve të fundit ky vend është bërë eksportues i madh i këtyre veprave të artit, që po porositen dhe po mbikëqyren nga ekspertë, që vijnë kryesisht nga vende komuniste, transmeton Telegrafi.

Korea e Veriut 2

Mansudae Art Studio me seli në Phenian, është kompania më e madhe në vend që punon skulptura bronzi, qeramike, druri, si dhe murale, qëndisje në materiale të forta dhe ngjyrosje të stolive.

“Ky është më shumë një kampus, se sa një fabrikë. Me punimin e statujave, të diktatorëve të ndryshëm, kompania ka fituar më shumë se 150 milion dollarë”, ka deklaruar dizajneri italian Pier Luigi Cecioni.

Kamboxhia, Mozambiku, Republika Dominikane dhe vende tjera komuniste, janë ndër blerësit kryesor të skulpturave.

Madje, në këtë kompani janë dy statuja të presidentit të Zimbabvesë, Robert Mugabes, që presin të transportohen sapo ai të vdes. /Telegrafi/