Please enter at least 3 characters.

Efekti i Gerrardit te Rangers, duket se anglezi do të bëhet një trajner i madh

2018/07/Steven-Gerrard-e1532937123140.jpg
190:"GLASGOW, SCOTLAND - MAY 04: Steven Gerrard is unveiled as the new manager of Rangers football Club at Ibrox Stadium on May 4, 2018 in Glasgow, Scotland. (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)
12:"Ian MacNicol

Steven Gerrard ka qenë një nga lojtarët më të mirë në futbollin anglez në vitet e fundit.

Legjenda e Liverpoolit dhe Përfaqësueses së Anglisë tani ka filluar një aventurë të re me Rangers.

Javë më parë ai është emëruar trajner i skuadrës së njohur skoceze.

(Foto: Getty Images)

38-vjeçari në pesë ndeshjet në krye të kësaj skuadre nuk ka pësuar asnjë humbje.

Por, fakti interesant është se në 535 minuta ekipi i Gerrardit nuk ka pranuar ende asnjë gol.

Miqësore: Rangers 6-0 Bury

Liga e Evropës: Rangers 2-0 FK Shkupi

Liga e Evropës: FK Shkupi 0-0 Rangers

Liga e Evropës: NK Osijek 0-1 Rangers

Miqësore: Rangers 3-0 Wigan

Duket se Gerrard do të ketë fatin e Zinedine Zidanes, nga një lojtar i madh, në një trajner të madh. /Telegrafi/