Please enter at least 3 characters.

Edon Zhegrova prezanton veturën e tij të re luksoze

2019/04/edon-e1556296654184.jpg

Futbollisti i ri shqiptar, Edon Zhegrova, po shijon më së miri aventurën e tij të re në Zvicër.

Në merkaton e janarit ai u transferua në Basel, ekip ky i cili i ka dhënë shumë minuta gjatë ndeshjeve në fushën e gjelbër.

Duket se të ardhurat e mira nga futbolli, ia kanë mundësuar 20-vjeçarit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Së fundmi, ai u ka prezantuar fansave të tij në rrjetet sociale, veturën më të re që ka sapo e ka blerë.

Bëhet fjalë për një makinë të llojit "Mercedes C Class Coupe", prodhim i vitit 2018.

Çmimi mesatar i kësaj veture mendohet të jetë rreth 50 mijë dollarë.

Në disa fotografi të publikuara në InstaStory, Zhegrova i është referuar veturës së tij të re luksoze, duke e quajtur "Vogëlushja ime e re". /Telegrafi/