Please enter at least 3 characters.

Edhe një talent nga Kosova transferohet në Kroaci, Mark Bushaj nënshkruan me Hajduk Splitin  

2019/07/Bushaj-Hajduku-Split-e1563624402622.jpg

Djaloshi i ri nga Gjakova, Mark Bushaj, ka nënshkruar me klubin e njohur kroat, Hajdukun e Splitit.  

Mark Bushaj ishte për disa ditë në prova tek skuadra e madhe kroate.

Aty, djaloshi gjakovar tregoi cilësitë e tij dhe kaloi me sukses provat në akademinë e Hajdukut të Splitit.

Pas kalimit të provave, 18-vjeçari ka arritur marrëveshje për të nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.

Bushaj vjen nga akademia e klubit të njohur nga Gjakova, Vëllaznimi, ndërsa ka qenë edhe reprezentues i moshave të Kosovës.

Provat dhe transferimin e tij në Kroaci e ndihmoi agjenti Elvjer Raca. /Telegrafi/