Please enter at least 3 characters.

Edhe një shqiptar i bashkohet Xhakës te Arsenali

2016/07/granit-xhaka-arsenal.jpg

Shkodran Mustafi mund të transferohet te Arsenali.

Pas lëndimit të qendër-mbrojtësit, Per Mertesacker, i cili do të mungojë pesë muaj, Arsene Wenger duhet ta transferoj patjetër një mbrojtës.

E përditshmja angleze, Mirror, ka raportuar se Arsenali ka nisur bisedimet me mbrojtësin e Valencias, Shkodran Mustafi, transmeton Telegrafi.

Reprezentuesi gjerman gjithashtu është raportuar se mund të transferohet edhe skuadra italiane e Milanit.

Kujtojmë se tek skuadra londineze tashmë është transferuar mesfushori shqiptar, Granit Xhaka. /Telegrafi/