Please enter at least 3 characters.

Edhe në Deçan numërohen të gjitha votat, KQZ publikon rezultatet

2021/02/150402954_791905034743069_7843145939731619604_n.png

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave edhe në komunën e Deçanit.

Sipas të dhënave të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në këtë komunë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është radhitur e para me 52.92%, pastaj Lëvizja Vetëvendosje 26.00%, Lidhja Demokratike e Kosovës 14.58%, Partia Demokratike e Kosovës 4.56%, Nisma Socialdemokrate 0.70 kurse subjektet tjera 1.24%, transmeton Telegrafi.

Në Deçan numri i vendvotimeve ka qenë 48.

Numërimi i votave ka përfunduar edhe në Pejë e Ferizaj, ndërkohë KQZ është duke vazhduar me numërimin e të gjitha votave edhe në komuna tjera, kurse gjatë ditës së sotme pritet publikimi i rezultateve preliminare. /Telegrafi/