Please enter at least 3 characters.

Edhe Distria Krasniqi në finalen e turneut të Antalias

2017/04/disa.jpg

Xhudistet kosovare shkëlqejnë sërish në arenën ndërkombëtare.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria Krasniqi mposhti në gjysmëfinale xhudisten turke Merve Tas.

Kjo është hera e parë që në një Grand Prix të xhudos, arrijnë në finale dy xhudiste nga Kosova, transmeton Telegrafi.

Para Krasniqit, në finalen e kategorisë deri në 57 kilogramë ka arritur edhe Nora Gjakova.

Theksojmë se finalet do të zhvillohen sot rreth orës 16:00. /Telegrafi/