Please enter at least 3 characters.

Ederson u mërzit si i ‘pa punë’ kundër Norwichit, vendosi për një moment të luante në mesfushë

2022/02/Ederson.jpg

Portieri i Manchester Cityt, Ederson u mërzit shumë kundër Norwich City ndeshjen e sotme (e shtunë) dhe vendosi të luante në mesfushë për një kohë të shkurtër.

Skuadra e Pep Guardiolës mposhti Norwich Cityn me rezultat 4-0 në CarrowRoad, me Raheem Sterling që realizoi het-trik dhe Phil Foden gjithashtu shtoi një, ndërsa kampionët shkuan në 12 pikë epërsi në krye të tabelës.

Ederson nuk ishte shumë i përfshirë në ndeshje dhe iu desh të bënte vetëm tre pritje në atë që ishte një paraqitje dominuese nga City.

Dhe për të kuruar mërzinë e tij në pjesën e dytë, Ederson pëlqeu të kalonte dhe të luante në qendër të mesfushës.

Braziliani befasoi të gjithë kur gjatë minutës së 58-të mori një top dhe e mbante me qetësi sikurse të ishte një lojtar dhe jo një portier.

Më pas, Ederson vendosi të argëtohej pak në fushë - duke bërë disa prekje përpara se t'ia pasonte topin Fodenit dhe të vraponte përsëri në portën e tij.

Ishte kaq e pabesueshme mospërfillja nga Ederson, i cili thjesht nuk mund t'i rezistojë argëtimit në momentet kur vërtet nuk ka shumë për të bërë. /Telegrafi/

https://twitter.com/MCFC__BH/status/1492572881372553217