Please enter at least 3 characters.

E tmerrshme: Argjentina Ramosaj 'noton' me makinën e saj nga përmbytjet në Tiranë (Foto)

2016/11/argjentii.jpg

Këngëtarja Argjentina Ramosaj mesa duket ka përjetuar një ngjarje jo shumë të këndëshme gjatë ditës së sotme.

Ajo ishte nisur bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj për në Tiranë, për të vizituar disa pjestarë të familjes, gjersa nuk ua priste mendja se një ndodhi e pakëndëshme do t'i përcillte deri atje.

Reshjet e mëdha sot (e martë) në Tiranë kanë shkaktuar dëme të mëdha, vështirësi në qarkullimin e automjeteve, dhe lëndime të njerëzve, duke u etiketuar kështu si një përmvytje e vogël për gjithë kryeqytetin.

Këngëtarja ka publikuar një video në Instagram Story, ku shihen momente gjatë ngasjes së makinës nga bashkëshorti i saj Dugi, gjersa rruga kishte rrjedhje të madhe të ujit, aq sa bënte të dukej sikur makina e tyre po 'notonte'.

E pakënaqur me këtë ndodhi, Argjentina vendosi ta ndajë me fansat atë çka përjetoi sot. /Telegrafi/

Ngecja e Argjentina Ramosajt me makinën e saj në komunikacion, shkak i vërshimeve. Foto nga: Instagram Story