Please enter at least 3 characters.

E rrah nusen e djalit, arrestohet

2018/04/dhuneee.jpg

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e djalit.

Rasti ka ndodhur të enjten në Fushë Kosovë.

"... Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht (bashkëshorten  e djalit) viktimën femër K/Shqiptare", thuhet në raport.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/