Please enter at least 3 characters.

E pyetur se kur do të vijë në Kosovë, Vesa Luma: Kur të sigurohem edhe unë me vaksinë

2021/04/Screenshot_2-45.png

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, prej disa vitesh është duke jetuar në Zelandë të Re së bashku me familjen e saj.

Artistja, e cila ndiqet nga mijëra ndjekës në Instagram, së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës muzikore.

E pyetur se kur do të kthehet në Kosovë, Luma ka dhënë përgjigjen duke theksuar se po pret të marrin vaksinën prindërit e saj dhe të partnerit e më pas të vaksinohet edhe vet.

Vesa Luma (Foto: Instagram)

“Kur do vini në Kosovë?”, ka qenë pyetja drejtuar Vesës.

“Po pres të vij radha nënës time dhe prindërve të Gerit të marrin vaksinën, kur të sigurohen ata - do sigurohem edhe unë me vaksinë dhe nisem”, është përgjigja e saj.

Zelanda e Re ndërkohë filloi në shkurt shpërndarjen e vaksinave të Pfizer-BioNTech dhe pret që të injektojë tërë popullsinë e saj deri në fund të vitit.

Më parë, u raportua se ka blerë vaksina shtesë në mënyrë që të përfshihen të gjithë. /Telegrafi/