Please enter at least 3 characters.

E pazakontë, Neymar dëshiron t’i thotë lamtumir tifozëve të Barçës në Camp Nou duke luajtur ndaj Chapecoenses

2017/08/barcelona_5chhabudtnpe1y16cxf47kej9.jpg
226:"Barcelona's Neymar, second from left front, and teammates pose with the trophy after defeating Real Madrid in an International Champions Cup soccer match, Saturday, July 29, 2017, in Miami Gardens, Fla. (AP Photo/Lynne Sladky)
2:"AP

Neymar edhe pse ende jo zyrtarisht mund të konsiderohet lojtar i Paris Saint Germainit.

Barcelona ka njoftuar se braziliani nuk është stërvitur në stërvitjen e fundit, por ishte pjesëmarrës për të përshëndetur bashkëlojtarët.

Dhe normalisht që kjo i ka acaruar tifozët e shumtë të klubit spanjoll të cilët dëshironin qëndrimin e tij.

Askush nuk e ka pritur një largim të tillë dhe nisur nga kjo Neymar dëshiron që largimi i tij nga Barcelona të jetë ndryshe.

Sipas gazetarit spanjoll, Alfredo Martínez të ‘Onda Cero Radio’, sulmuesi i ka kërkuar Barçës të luajë në trofeun miqësor Joan Gamper dhe kështu t’i thotë lamtumirë tifozëve në Camp Nou.

E gjitha kjo në ndeshjen ndaj Chapecoenses më 7 gusht.

Me shumë mundësi kjo do jetë vështirë e realizueshme pasi të premten (pas dy ditësh) pritet zyrtarizimit i tij te PSG për 222 milionë euro dhe te Barcelona nuk ka vullnet të madh që lojtari të luajë në këtë miqësore. /Telegrafi/