Please enter at least 3 characters.

E nxori armën dhe ia drejtoi protestuesve paqësorë në New York - kryetari de Blasio e quan të papranueshëm veprimin e policit

2020/06/6ab0d57d7b8d5a347c03b292c0981ca8.jpg

Të dielën në mbrëmje, një oficer policie në qytetin e New York-ut nxori armën e tij dhe ia drejtoi protestuesve paqësorë pranë Sheshit të Mahnattan, duke lëvizur me shpejtësi drejt tyre, ndërsa ata bërtitën nga paniku.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kryetari i bashkisë, Bill de Blasio, dënoi veprimet e oficerit, të cilat u kapën në video, pasi e përshkroi aktin si të “papranueshëm”.

“Atij polici duhet t’i hiqet arma së bashku me pozitën”, tha de Blasio.

Ai u shpreh se shumë shpejt do të fillojë investigimi i ngjarjes për t’i identifikuar pasojat e mëtutjeshme.

“Duhet ta kemi parasysh, që një oficer nuk duhet të nxjerrë armën midis një turme, duke e ditur që ishte një grumbull i protestuesve paqësorë”, potencon udhëheqësi./Telegrafi/