Please enter at least 3 characters.

E kërkon gjysma e Evropës, Chelsea po e fiton garën për top sulmuesin

2024/04/soc_chelsea_celebrating_17032024_g_1200.jpeg
331:"LONDON, ENGLAND - MARCH 17: Noni Madueke celebrates with Ben Chilwell and Carney Chukwuemeka of Chelsea after scoring his team's fourth goal during the Emirates FA Cup Quarter Final between Chelsea FC and Leicester City FC at Stamford Bridge on March 17, 2024 in London, England. (Photo by Darren Walsh/Chelsea FC via Getty Images)
27:"Chelsea FC via Getty Images

Nico Williams është një nga sulmuesit e rinj më të mirë në botë dhe ai ka shpërthyer këtë edicion me Athletic Bilbaon.

Sulmuesi spanjoll pritet të largohet nga klubi bask në verë, pasi është një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë me top klubet evropiane që janë vënë pas tij.

Reprezentuesi spanjoll ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë në 30 ndeshje këtë edicion mes kampionatit dhe Kupës së Spanjës.

Sipas asaj që ka raportuar Football Insider, Chelsea janë të interesuar të përforcohen në krahun e majtë të sulmit dhe Nico Williams është prioriteti i tyre.

Pavarësisht se ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2027, Williams pritet të largohet në verë nga Athletic Bilbao për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Gjithnjë sipas raportimit nga mediumi anglez, londinezët janë favoriti kryesor për t'i siguruar shërbimet e spanjollit dhe për këtë janë të gatshëm të ofrojnë rreth 50 milionë euro.

Chelsea po përshpejton për t'i siguruar shërbimet e yllit spanjoll para Euro 2024, pasi drejtuesit londinez mendojnë se Williams mund të ketë vlerë më të madhe pas Kampionatit Evropian.

Interesim për transferimin e sulmuesit spanjoll kanë shfaqur edhe top klube të mëdha evropiane si Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Juventus, Liverpool, Arsenal, Manchester United dhe PSG. /Telegrafi/