Please enter at least 3 characters.

E DUA KËTË VEND

2020/08/Ai-Qing-2-e1597929340429.jpg

Poezi: Ai QingPërktheu: Maksim Rakipaj

Sikur të isha zog,
Do të ngjirresha duke i kënduar:
Këtij vendi përfshirë nga furtunat,
Këtyre lumejve që me zemërimin tonë vërshojnë,
Kësaj ere që fryn me tërbim,
Këtij agimi të rrallë që nga pylli vjen…
- Pastaj të vdes,
Në tokën ku të parët e mi u varrosën.

Përse i paskam sytë me lot?
Sepse këtë vend e dua, e dua fort.