Please enter at least 3 characters.

E dhimbshme: Është 19 vjeç, i ka vetëm tre muaj për të jetuar, por nuk dorëzohet (Video)

2016/01/e-dhimbshme-euml-sht-euml-19-vje-ccedil-i-ka-vet-euml-m-tre-muaj-p-euml-r-t-euml-jetuar-por-nuk-dor-euml-zohet-video_hd.jpg

Lista e tij është e arsyeshme: dëshiron peshkimin e salmonit, tatuazh dhe të vizitojë në një lokal me femra topless.

“Në listë janë dëshira që mund t’i realizojë. E di se ajo po vjen, por po mbahemi mirë dhe ende kemi kohë për të bërë ca gjëra”, thotë babai i tij Todd. “Kishte një tumor të madhësinë së një topi golfi, të cilin ia hoqën më 2009. Operacioni më 2009 zgjati 12 orë”.

Atëherë i biri humbi 50 kilogramë dhe u detyrua sërish të mësojë të ha e të ecë.

"Menduam se e mundi sëmundjen dhe se ajo nuk do të kthehet. Por, në shkurt mësuam se kanceri u rikthye”, thotë babai, i cili shton se mjekët birit të tij ia kanë dhënë vetëm tre muaj jetë, transmeton Telegrafi.

19-vjeçari i guximshëm tash është në dy terapi eksperimentale që ndoshta ia rrisin jetën për një vit. Por, ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë këtyre tretmanëve. Sidoqoftë, në vend të ndjejë keqardhje për veten e tij, një natë vendosi ta bëjë një listë të dëshirave.

"Nuk mundte të flinte. Mendonte se çfarë do të bëjë deri në fund të jetës. E bëri një listë të cilën dëshirojmë t’ia realizojmë sa më shpejtë”, thotë Todd.

Deri tash janë realizuar pesë nga 17 dëshirat në listë.

“Disa 19-vjeçarë vriten në aksidente trafiku, e prindërit e tyre atëherë do të donin që së paku edhe një ditë të jenë me ta. Ne kemi shumë ditë të tilla”, flet babai me lot në sy, dhe shton: “Ai nuk është vetëm djali im, por edhe miku im më i mirë. Ai është një fëmijë i shkëlqyeshëm. Nuk e them këtë vetëm pse është i imi. Ka diçka në të, një buzëqeshje përvetësuese. E di si është kur zemra jote është e thyer? Thjesht, të dhemb”. /Telegrafi/