Please enter at least 3 characters.

Dzeko për 30 vjetorin e rrethimit të Sarajevës: Lufta nuk i sjell askujt asgjë të mirë

2022/04/edin-dzeko-210330-g1050.jpg
286:"WROCLAW, POLAND - OCTOBER 14: Edin Dzeko of Bosnia and Herzegovina in action during the UEFA Nations League group stage match between Poland and Bosnia-Herzegovina at Stadion Miejski on October 14, 2020 in Wroclaw, Poland. (Photo by Pawel Andrachiewicz/PressFocus/MB Media/Getty Images)
12:"Getty Images

Në kuadër të përkujtimit të 30-vjetorit të rrethimit të Sarajevës, kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit të BeH-së, Edin Dzeko, në profilin e tij në Facebook ka thënë se është e rëndësishme që sot t'i dërgohet një mesazh botës se lufta nuk kishte sjellë asnjë të mirë.

Dzeko ka shkruar se sot është veçanërisht e rëndësishme t'i dërgohet një mesazh i tillë botës në një kohë kur të gjithë duan paqe në të gjitha anët e botës.

Këtë gjë ai e ka thënë si fëmijë i Sarajevës, pasi e dinë mirë se çfarë do të thotë lufta.

"Sot është edhe më e rëndësishme të kujtojmë. Sot kur të gjithë dëshirojmë paqe në të gjitha anët e botës... Ne, fëmijët e Sarajevës, Bosnje dhe Hercegovinës, e dimë dhe paralajmërojmë edhe një herë. Lufta nuk i ka sjellë askujt asnjë të mirë !”, ka shkruar ai.

Tutje Dzeko ka kujtuar me numra të vrarët që ishin 11.541, prej tyre 1601 fëmijë. Numri i përgjithshëm i granatave që goditën Sarajevën ishte afër 490 mijë, ka shkruar Dzeko, duke theksuar se edhe të plagosur ishin mbi 50 mijë.

Rrethimi i Sarajevës përfundoi zyrtarisht më 29 shkurt 1996. /Telegrafi/