Please enter at least 3 characters.

Dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në një pompë të derivateve në Pejë

2023/12/LAJMI-I-FUNDIT.png

Një cisternë dyshohet se ka shpërthyer para pak minutash në një pompë të derivateve në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

"Rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim, dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë të derivateve. Jemi në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar", tha ai.

Telegrafi do të ju mbajë të informuar për rastin.