Dyshohet se i vuri flakën një shtëpie në Ferizaj, arrestohet nga policia
03/06/2026
Një incident i dyshuar i zjarrvënies është raportuar të martën rreth orës 12:00 në Ferizaj, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët.
Sipas njoftimit, pronari i shtëpisë ka raportuar rastin tek autoritetet, ndërsa bazuar në deklaratat e dëshmitarëve ekziston dyshimi se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga një person i dyshuar.
Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe ka arrestuar të dyshuarin, mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Zjarrvënie” dhe vazhdon të hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë duke u vlerësuar. /Telegrafi/


