Dybala kthehet në Juventus, fansat nuk e duan largimin e tij
05/08/2019
Pasi i kryen testet mjekësore, Paulo Dybala dhe Alex Sandro e kanë lëshuar J Medical.
Pas daljes nga ndërtesa, tifozët treguan dashuri të madhe për sulmuesin argjentinas, i cili është lidhur me një transferim në Manchester United.
Midis shumë fotove dhe kërkesave për autograf, kishte edhe britma nga fansat, njëra prej të cilave ishte më shpeshtë: ‘Qëndro te Juve!’.
Pasdite, pritet një takim mes Maurizio Sarrit dhe Paolu Dybala në lidhje me të ardhmen.
Trajneri do të vendos se a beson në aftësitë e lojtarit dhe se a do të qëndrojë edhe më tutje te Juve./ Telegrafi/


