Please enter at least 3 characters.

Dy të arrestuar në Deçan, dyshohen për dhunë ndaj prindërve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Deçan, që dyshohet për dhunë ndaj prindërve të tij.

Rasti ka ndodhur të enjten në Deçan, në ora 18:20.

“Deçan 30.07.2026 – 18:20. Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë shkaktuar dhunë në familje ndaj viktimave-prindërve të tyre”, thuhet në raport.

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/