Please enter at least 3 characters.

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prizren dhe Dragash

Rreth orës 14:15, në Prizren është raportuar se një viktimë femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Po ashtu edhe në Dragash është raportuar se një viktimë mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rrethanat e dy rasteve janë duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/