Please enter at least 3 characters.

Dwayne Johnson shpallet babai më interesant nga të famshmit

2019/10/DwayneJohnsonsmile-e1572009175498.jpg
285:"ANAHEIM, CALIFORNIA - AUGUST 24: Dwayne Johnson of 'Jungle Cruise' took part today in the Walt Disney Studios presentation at Disney’s D23 EXPO 2019 in Anaheim, Calif. 'Jungle Cruise' will be released in U.S. theaters on July 24, 2020. (Photo by Jesse Grant/Getty Images for Disney)
23:"Getty Images for Disney

Revista amerikane, Fatherly, është e njohur për përditësimin e vazhdueshëm të listës së emrave nga bota e të famshmëve, për të cilën shkruan vazhdimisht.

Aktori dhe ylli i WWE-së, Dwayne 'The Rock' Johnson, ndodhet në krye të listës së kësaj reviste kur është fjala për prindërit më interesantë nga personalitet e njohura.

Në listën e Fatherly janë përfshirë të gjithë yjet që krahas të qenit prindër të përkushtuar, janë shumë të suksesshëm edhe në profesionet e tyre, në lidhjet romantike, si edhe i kushtojnë rëndësi dukjes.

Me të gjithë këta emra, gazetarët e revistës kanë folur lidhur me sfidat me të cilat përballen baballarët. Dhe në krye të kësaj liste është ngjitur 'The Rock' për paraqitjen e tij dominuese dhe buzëqeshjen.

Menjëherë pas tij ndodhet aktori tjetër, Ryan Reynolds, i pasuar nga basketbollisti i NBA, Russell Westbrook, sportisti Carey Hart, pastaj aktorët Anthony Anderson e Chris Pratt, si dhe muzikanti Kanye West. /Telegrafi/