Dukagjini dhe Gjilani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare
15/02/2026
Dukagjini dhe Gjilani takohen në stadiumin 18 qershori në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligë.
Dy skuadrat kanë vetëm një qëllim, daljen në Evropë dhe pikët janë shumë të nevojshme.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim pas humbjeve dhe tre pikët janë mëse të nevojshme.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Lekaj, Pllana, Basri, Iseni, Bardhoku, Xhemajli, Gashi, Pefqeli, Morina, Zulfiji, Berisha
Gjilani: Laroshi, Ar. Thaqi, Adili, Krivanjeva, Ibrahimi, Namani, Morina, Taipi, Prapashtica, Bilalli, Jarovic.


