Please enter at least 3 characters.

Duda Balje tërheq vëmendje në fotografitë me mbulesë

2021/05/collage-2-1-scaled.jpg

Ajo është njëra nga deputetet më të pëlqyera e më të komentuara në Kuvendin e Kosovës.

Fjala është për Duda Baljen, e cila merr vëmendje të madhe në rrjetet sociale me paraqitjet e njëpasnjëshme që bën.

Duke qenë se është një praktikuese e devotshme e fesë islame dhe momentalisht jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, ajo ka publikuar një imazh së fundmi ku shfaqet me mbulesë.

Duda Balje (Foto: Instagram)

“Allahu ua shpërbleftë mundimet”, ka shkruar ajo.

Reagimet në hapësirën për komente ishin të shumta, gjersa u përgëzua për këtë dukje.

Krahas punës si deputete dhe përfaqësuese e komunitetit boshnjak në Kosovë, shquhet edhe për kujdesin që i kushton pamjes së jashtme.

Kujtojmë që Duda është pjesë e Kuvendit të Kosovës që nga viti 2010. /Telegrafi/