")
Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa tregon se çfarë po i jep ankth

2019/07/GettyImages-1076132910.jpg
219:"LOS ANGELES, CA - DECEMBER 31: Dua Lipa performs onstage during Dick Clark's New Year's Rockin' Eve With Ryan Seacrest 2019 on December 31, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for dcp)
20:"Getty Images for dcp

Artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, këto ditë është duke qëndruar në Los Angeles.

Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive veshur me një kostum me dizajn të veçantë, ndërsa në pjesën e sipërme ishte vetëm në reçipeta.

I çuditshëm është mbishkrimi që këngëtarja i ka bërë fotografisë, duke thënë se përshkrimet e tilla po i sjellin asaj ankth.

"Unë nuk e di, përshkrimet më japin ankth", ka shkruar Dua, ndërsa ka marrë komente të shumta nga fansat për dukjen e saj.

Ajo përndryshe në pak javë do të jetë në Kosovë, për të ndjekur nga afër festivalin "Sunny Hill", të cilin e organizon i ati i saj, Dukagjini.

Dua muajve të fundit ka qenë shumë e përfolur në media, kjo edhe për faktin se ka nisur një lidhje të re me Anwar Hadid, vëllanë e motrave të famshme Bella dhe Gigi Hadid. /Telegrafi/