Dua Lipa për herë të parë do të mbajë koncert në Azerbajxhan (Foto)
149:"WASHINGTON, DC - MARCH 05: Dua Lipa in concert at the Rock & Roll Hotel on March 5, 2017 in Washington, DC. (Photo by Paul Morigi/Getty Images)
12:"Getty Images
03/04/2017
Dua Lipa po vazhdon me turnetë koncertale anembanë botës.
Ajo së fundi ka zbuluar se një të tillë do ta mbajë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Këngëtarja shqiptare do të jetë para publikut azer më 8 korrik në “Elektra Events Hall”, transmeton Telegrafi.
Mediat azer kanë raportuar se këngëtarja është shqiptare dhe në moshë të re ishte edhe modele.
Theksojmë se çmimi i biletave është nga 35 deri 105 dollarë.
Ndryshe, Dua është duke punuar në projektin e ardhshëm, para se të publikon albumin e parë muzikor. /Telegrafi/


