Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa mahnit publikun në koncertin e "Jingle Ball", fustani i shkurtër theksoi linjat trupore të këngëtares

2018/12/DDUASS.jpg

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë suksese të shumta.

Kësaj here ajo është paraqitur në koncertin "Jingle Ball" të mërkurën, në Wells Fargo Centre në Filadelfia.

Lipa ka performuar për mijëra fansa hitet e saj më të fundit, duke 'ndezur' skenën.

E njëjta ka rrëmbyer vëmendjen edhe me paraqitjen e saj atraktive, veshur me një bluzë të zezë dhe fustan të shkurtër plot shkëlqim.

Ky fustan bëri që linjat trupore të këngëtares të bien në sy, me çka edhe ka nxitur imagjinatën e gjinisë së kundërt.

Disa fotografi nga ky koncert, Dua i ndau edhe me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.

Ditë më parë, ajo u shpall artistja femër më e dëgjuar gjatë këtij viti në Mbretërinë e Bashkuar, në platformat e muzikës Spotify dhe Apple Music.

Kujtojmë që këtë vit, ajo u gjend edhe në Prishtinë gjatë muajit gusht, ku performoi për fansat në kuadër të festivalit "Sunny Hill".

Në vazhdim ju sjellim disa fotografi nga paraqitja e saj e fundit atraktive në koncertin e "Jingle Ball". /Telegrafi/