Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa është këngëtarja më e mirë britanike e vitit

2018/02/DuaCmimi.jpg
312:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 21: *** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018 Kylie Minogue and Millie Bobby Brown present the British Female award to winner Dua Lipa (R) at The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images)
12:"Getty Images

Dua Lipa e ka fituar çmimin e parë në ceremoninë e sivjetme të Brit Awards.

Çmimi i parë që u nda në këtë eveniment muzikor ishte çmimi për Këngëtaren më të mirë britanike dhe atë e fitoi këngëtarja shqiptare.

(Foto: Getty Images)

Në fjalimin e saj, ajo i ka falënderuar fansat e saj dhe menaxherët që kanë besuar te ajo, ekipin e saj, miqtë dhe familjet.

Për këtë çmim, 22-vjeçarja ishte në konkurrencë me Paloma Faith, Kate Tempest, Jessie Ware dhe Laura Marling.

(Foto: Getty Images)

Dua konkurron edhe në katër kategori të tjera, ndërsa ishte bërë femra e parë që nominohej në pesë kategori.

Albumi britanik i vitit, Shpërthimi britanik, Kënga më e mirë britanike e vitit dhe Videoklipi më i mirë britanik i vitit - janë kategoritë tjera ku shpresojmë që të fitojë këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/