Please enter at least 3 characters.

Dua krenare me rrënjët e saj, publikon hartën e Ilirisë

2019/07/dua2-3-e1563349559635.jpg
217:"KIEV, UKRAINE - MAY 26: Dua Lipa performs prior to the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shprehur gjithmonë krenare për rrënjët e saj.

Në pak javë, ajo do të vijë sërish në Kosovë, për të shijuar nga afër festivalin "Sunny Hill" të organizuar nga i ati i saj, Dukagjini.

Dua ndërkohë patriotizmin e saj nuk heziton që ta tregojë edhe përmes rrjeteve sociale, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë së fundmi.

Ajo ka publikuar një video të shkurtër në InstaStory, ku ka shfaqur hartën e dikurshme të Ilirisë.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Në hartën në fjalë shihej edhe Dardania e dikurshme, ndërsa prejardhja ilire duket të jetë një prej krenarive më të mëdha të artistes shqiptare.

Dua përndryshe u lind në Londër, gjersa për një kohë të gjatë ka jetuar edhe në Prishtinë.

Familja e saj është me prejardhje nga Peja, gjersa talentin për muzikë, Lipa e ka trashëguar nga babai i saj, Dukagjini, i cili gjithashtu ka qenë këngëtar i njohru i muzikës' rock'. /Telegrafi/