Dridhen klubet kosovare, Prishtina transferon Zhdrellën
22/07/2014
Zhdrella i cili së fundmi luajti për skuadrën e Partizanit të Shqipërisë, ka kërkuar që të largohet nga ai klub për shkak se mërzitej për familjen e tij. Tashmë, kjo gjë është rregulluar dhe Zhdrella tash e tutje do të luajë në Kosovë për klubin më të suksesshëm kosovar.
Burimet e Telegrafit thonë se Mentori ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Bardhekaltërit dhe shumë shpejt do t’i bashkohet klubit në fazën përgatitore për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/


