Please enter at least 3 characters.

Drenica dhe Llamkosi ndajnë pikët

2016/01/drenica-dhe-llamkosi-ndajn-euml-pik-euml-t_hd.jpg

Ballafaqimi në mes drenicasve dhe vushtrriasve ka dhënë lojë të nivelizuar.

Ne pjesën e parë gola nuk kishte edhe pse rastet nuk munguan nga të dy skuadrat.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë u shënuan dy gola. Ishin mysafirët që të parët kaluan në epërsi me golin e Arbër Prekazit (62), ndërsa një pikë nikoqirëve ua siguroi Taulant Dajaku (80) nga pika e bardhë.

Nesër do të luhen edhe katër ndeshje, ku do të takohen: Istogu – Besa, Ferizaj – Vëllaznimi, Drita – Feronikeli dhe Hajvalia – Prishtina, kurse të hënën ndeshen: Trepça dhe Trepça ’89. /KP/