Drenica barazon me Teutën e Durrësit
18/02/2015
Kuqezinjtë kanë barazuar me skuadrën elitare të Shqipërisë, Teutën e Durrësit, në një takim miqësor i zhvilluar në stadiumin “Niko Dovava”, transmeton Telegrafi.
Djelmoshat e Tahir Lushtakut avancuan të parët në këtë ndeshje nëpërmjet golit të sulmuesit Besart Dushi, që shënoi në minutën e 50-të.
Gëzimi i kosovarëve nuk zgjati më shumë se dy minuta, pasi vendasit barazuan nëpërmjet Irdi Kacit.
Të dyja skuadrat në këtë barazim (1-1) i provuan të gjithë lojtarët.
Ky ishte barazimi i parë i Drenicës, pasi ditë më parë mposhti Dritën, 4-2. /Telegrafi/


