Please enter at least 3 characters.

Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë transferimin e Aubameyanut në janar

2019/11/Aubameyangu1.jpg
243:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 27: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal during the Premier League match between Arsenal FC and Crystal Palace at Emirates Stadium on October 27, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtuesit e Barcelonës po diskutojnë mundësinë e një lëvizjeje për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas mediumit të njohur Le10Sport, Aubameyang është shfaqur si një emër ideal për të zëvendësuar përfundimisht Luis Suarezin te Barça.

Bordi i drejtuesve të klubit katalunas po diskutojnë disa mundësi, por ylli i Arsenalit gjendet i pari në listën e tyre të dëshirave.

Për momentin, asnjë qasje serioze nuk është bërë te Topçinjtë, por ka konsideratë brenda Barçës për bërjen e një lëvizje në janari për sulmuesin.

Inkurajimi i katalunasve është refuzimi i Aubameyangut për të konsideruar bisedime mbi kontratën e re - pavarësisht se u emërua kapiten i klubit javën e kaluar. /Telegrafi/